LAJMI I FUNDIT:

Red Mill Agency dhe Komuna e Prishtinës prezantojnë VirtualKosovo.com – platformën virtuale të trashëgimisë në kryeqytet

Red Mill Agency dhe Komuna e Prishtinës prezantojnë VirtualKosovo.com – platformën virtuale të trashëgimisë në kryeqytet

Red Mill Agency ka lansuar platformën e re VirtualKosovo.com, një inovacion për promovimin e trashëgimisë kulturore të Prishtinës dhe jo vetëm.

Lansimi i kësaj platforme është realizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Në ceremoninë e lansimit të saj, mori pjesë edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.


“ Platforma VirtualKosovo.com është një hapësirë virtuale e krijuar me qëllim të përmirësimit të njohurive për monumentet historike dhe kulturore të Komunës së Prishtinës. Ky projekt ambicioz ofron udhëzime virtuale për vizitorët, duke ju mundësuar të eksplorojnë thesarin e pasur kulturor dhe historik të kësaj komune”, thuhet në njoftimin për media.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj shprehu kënaqësinë e tij për këtë inovacion dhe vlerësoi përpjekjet e Red Mill Agency për të rritur ndërgjegjësimin dhe promovuar trashëgiminë kulturore të qytetit.

“Virtualkosovo.com është një hap i rëndësishëm përpara në përhapjen e historisë dhe kulturës sonë tek publiku i gjerë. Ky projekt krijon një eksperiencë unike për vizitorët dhe promovon pasurinë tonë të përbashkët kulturore”, tha Zogaj.

Përmes virtualkosovo.com, vizitorët mund të shfletojnë monumente të njohura, të lexojnë informacione të detajuara, dhe të eksplorojnë historinë dhe kulturën e vendeve te ndryshme në një mënyrë interaktive dhe edukative.

Projekti është një rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis Red Mill Agency dhe Komunës së Prishtinës, dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për trashëgiminë kulturore dhe historike të qytetit.

Virtualkosovo.com është një burim i vyer i informacionit dhe njohurive për ata që dëshirojnë të njihen më mirë me pasurinë kulturore të Prishtinës.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të platformës: www.virtualkosovo.com ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori