Recovery debuton me 741.000 kopje të shitura

Albumi “Recovery” ka dalë i pari në Billboard 200, me 741.000 kopje të shituara që në javën e parë.
Kjo është shitja më e madhe e albumeve në javën e parë të lansimit, që kur albumi i AC/DC, “Black Ice”, debutoi me 784.000 kopje të shituara brenda një javë, në tetor të vitit 2008.
Nga ana tjetër, “Recovery” është albumi i gjashtë i Eminemit, i cili në javën e parë debuton në krye të top-listave si albumi më i shitur. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































