LAJMI I FUNDIT:

Reciprociteti me Serbinë, reagon ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Reciprociteti me Serbinë, reagon ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë, në çështjen e targave të veturës.

Berisha në një postim në Facebook thotë se ky reciprocitet i vendosur nga Kosova u imponua nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës.


Lexoni të plotë postimin:

“Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbinë.

Të dashur miq, Republika e Kosovës vendosi dje reciprocitetin me Serbinë d.m.th makinat me targa serbe që hyjnë në Kosovë detyrohen të vendosin targë të përkohshme me afat skadimi 60 ditor që kushton euro 5 njëlloj sikundër Beogradi detyronte makinat e Kosovës që kalojnë në territorin e Serbisë.

Pas kësaj mase reciprociteti të imponuar nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës që udhëtonin në territorin e Serbisë, serbët në veri të Kosovës me urdhër të Beogradit reaguan me bllokimin e rrugëve të cilat i ç’bllokoi Policia e Kosovës.

Përshëndes këtë masë të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiq”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori