LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Reciprocitet me Bechtel-Enka, për Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (Video)

Lekaj: Reciprocitet me Bechtel-Enka, për Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (Video)
Foto: Ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se për mos përfundimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” me kohë nga Bechtel – Enka do të aplikohet reciprocitet.

Lekaj gjatë një konference për media ka thënë se do ta zbatojnë në përpikëri kontratën për nderimin e Autostradës “Arbër Xhaferi” e cila e lidhë Prishtinën me Shkupin.


“Ajo që është debatuar do të implementojmë në përpikëri kontratën ,ajo që shkruan në kontratë do të zbatohet. Ende nuk është përfunduar i tërë projekti, nuk mund ta numërojmë kohën sepse nuk dihet kur përfundon. Ne e kemi garancionin për projektin”, tha ai.

Ministri Pal Lekaj i ka siguruar qytetarët se është i vendosur që me Bechtel – Enkan ta zbatojnë çdo vonesë në kryerjen e punimeve, shkruan Telegrafi

“I sigurojë qytetarët e Kosovës që në këtë drejtim jam shumë i vendosur që të kemi reciprocitet. Nëse dikush na ka kërkuar se nuk është implementuar kontrata për 48 muaj, pse ne me pas mëshirë që nuk e ka kryer në kohë autostradën”, tha Lekaj.

Qeveria e Kosovës, do t’i paguaj 53 milionë euro kompanisë Bechtel-Enka, për mos kryerjen e obligimeve me kohë për Autostradën “Arbën Xhaferi”. Autostrada që e lidhë Prishtinën me Shkupin ishte paraparë të përfundojë në fund të vitit 2018, por ende nuk ka përfunduar, për ketë pritet të ketë gjoba edhe ndaj kompanisë Bechtel-Enka nga Qeveria. /Telegrafi/