Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, vizitoi njërën nga Qendrat e Edukimit dhe Trajnimit Profesional në Traunstein të Gjermanisë, e cila është anëtare e Odës së Zejtarëve të Mynihut dhe të Bavarisë së Epërme.
Reçica u prit nga Drejtori i Qendrës, Max Stadler, nga i cili u njoftua në detaje rreth punës që bëhet në këtë qendër sa i përket edukimit dhe aftësimit profesional sipas sistemit dual gjerman, në një numër të madh profilesh.
Ai gjatë takimit me Stadler theksoi se Qeveria e Kosovës është duke punuar në fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional, bashkë edhe me partnerët gjerman.
Në këtë pikë, ministri theksoi se është shumë e rëndësishme që të ndërtohen ura bashkëpunimi në mes të qendrës në fjalë dhe qendrave për aftësim profesional në Kosovë, me qëllim të përfitimit të përvojave dhe avancimit të edukimit dhe trajnimit profesional.
Stadler shprehu gatishmërinë për bashkëpunim si dhe për të ndihmuar institucionet e edukimit dhe aftësimit dual në Kosovë, për çka u dakorduan për vënien e hapave të parë në këtë drejtim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre