LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Rreth 37 mijë persona marrin pensionin e veteranit të UÇK-së

Reçica: Rreth 37 mijë persona marrin pensionin e veteranit të UÇK-së

Po vazhdojnë debatet që kanë të bëjnë me umrin e veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, ndërkohë dosja me emrat e 20 mijë veteranëve që dyshohet të jenë të rremë, e përgatitur nga prokurori Elez Blakaj, u  rikthye nga gjykata në prokurori.

Ndërsa, të gjithë vazhdojnë të flasin për këtë çështje, rreth 37 mijë persona marrin pension si veteranë, e të gjithë krerët e vendit deklarojnë se ishin vetëm, rreth 15 mijë luftëtarë.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, siç raporton Kosovapress, tregon sa janë aktualisht, e që sipas tij, numri po rritet vazhdimisht.

“Ato shifra aktualisht lëvizin çdo ditë, sepse çdo ditë ka kërkesa të reja. Nëse nuk gaboj,  sot nuk e kam marrë numrin e saktë, por janë rreth 37 mijë të cilat hyjnë në sistemin e pagesave, dhe ajo çka mund të ju garantoj veteranëve dhe qytetarëve është se ne kemi obligim moral dhe qytetar që të kujdesemi që të kemi buxhet, se ato të drejta të garantuara me ligj, ne duhet t’i zbatojmë në praktikë. Dhe përgjegjësia ime si ministër është që ne të planifikojmë buxhet për pagesat e tyre sipas ligjit”, thotë Reçica.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës  përmbylli mandatin e saj më 13 qershor 1999. Më 29 qershor ajo u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, (TMK). Një prej detyrave të para në atë kohë ka qenë regjistrimi i veteranëve dhe i armëve që janë shfrytëzuar në luftë.

Lidhur me numrin e veteranëve të UÇK-së, kohët e fundit janë dhënë shifra të ndryshme për numrin e veteranëve nga udhëheqës të luftës. Ndërsa në një hulumtim të Organizatës për Migrim (IOM, pjesë e OKB), numri i pjesëtarëve të UÇK-së menjëherë pas luftës ishte 24, 577./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori