LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Personat e riatdhesuar do të kenë mbështetje ekonomike

Reçica: Personat e riatdhesuar do të kenë mbështetje ekonomike

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Caritasin zviceran në kuadër të projektit “SUREP” i cili synon të kontribuojë në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre në Kosovë përmes këshillimit dhe mbështetjes socioekonomike.

Reçica me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ky projekt synon të mbështesë posaçërisht grupet e cenueshme të të riatdhesuarve, siç janë nënat e vetme me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të kthyerit nga zonat e konfliktit.


Postimi i plotë i ministrit Reçica

Sapo nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Caritasin Zviceran, në kuadër të projektit SUREP i cili synon të kontribuojë në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre në Kosovë, përmes këshillimit dhe mbështetjes socio-ekonomike.

Projekti është i rëndësisë së veçantë ngaqë synon të mbështesë posaçërisht grupet e cenueshme të të riatdhesuarve siç janë nënat e vetme me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të kthyerit nga zonat e konfliktit. /Telegrafi/