LAJMI I FUNDIT:

Reçica ngushëllon familjen e punëtorit të KEK-ut, kërkon zbatimin e ligjit

Reçica ngushëllon familjen e punëtorit të KEK-ut, kërkon zbatimin e ligjit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka ngushëlluar familjen e punëtorit të KEK-ut, Fehmi Salihut, i cili vdiq mbrëmë në vendin e tij të punës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka ngushëlluar familjen e punëtorit të KEK-ut, Fehmi Salihut, i cili vdiq mbrëmë në vendin e tij të punës.

“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vendin e tij të punës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, thuhet në reagimin e ministrit Reçica.


Po ashtu, Reçica tha se organet kompetente do ta kryejnë punën e tyre për të sqaruar rrethanat e vdekjes së punëtorit të KEK-ut. Derisa, ka kërkuar që ligji i punës të zbatohet me përpikëri që të mos të ketë raste me fatalitet.

Rrëzohet nga 30 metra, vdes punëtori i KEK-ut
Lexo po ashtu Rrëzohet nga 30 metra, vdes punëtori i KEK-ut

“Ne si MPMS, jemi të angazhuar që rastet me fatalitet si dhe lëndimet në vendin e punës të minimizohen duke kërkuar që Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë të zbatohet me përpikëri”, thuhet me tutje në reagimin e ministrit Reçica.

Ngushëllime për vdekjen e Salhiut ka shprehur edhe menaxhmenti i KEK-ut. Në një komunikatë për media, thuhet se aksidentalisht ka humbur jetën një nga punëtorët me të devotshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Tekniku i inxhinierisë, Fehmi Salihu, ka punuar në Korporatë prej shumë vitesh dhe ka qenë një nga punëtorët më të dalluar për përkushtim, përgjegjësi dhe disiplinë në punë. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve, menaxhmentin dhe gjithë punëtorët e korporatës. I ndjeri, mbrëmë ishte në orarin e punës në ndërrimin e tretë në Termocentralin “Kosova A” ku gjatë kohës sa ishte duke kryer punën e tij, konkretisht në afërsi të kazantorës së “Bllokut A4”, aksidentalisht për shkaqe të panjohura për momentin ka rënë nga lartësia edhe ka humbur jetën”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Në këtë komunikatë, KEK-u njofton se për këtë raste është formuar komisioni profesional për hetimin e hulumtimit të shkakut dhe burimit të fatkeqësisë, derisa, në momentin që do të kenë informata të tjera rreth rastit, do të njoftohet opinioni.

I ndjeri Fehmi Salihu i lindur më 10.09.1961 ka qenë i martuar dhe ka lënë gruan dhe tre fëmijë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori