LAJMI I FUNDIT:

Reçica merr premtime nga shteti i Iowa-së për bashkëpunim në fushën socio-ekonomike

Reçica merr premtime nga shteti i Iowa-së për bashkëpunim në fushën socio-ekonomike

Gjatë qëndrimit në shtetin e Iowa-së në SHBA, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica zhvilloi takime me përfaqësues institucional, agjencione qeveritare dhe organizata të ndryshme të cilat merren me zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, çështje të punës dhe shëndetit.

Ministri zhvilloi takim me përfaqësues të Agjencisë Qeveritare të Iowa-së, e cila merret me zhvillim të fuqisë punëtore, më të cilët shkëmbeu ide rreth ndërtimit të bashkëpunimit sa i përket rritjes së punësimit.


Reçica gjithashtu u prit në takim nga përfaqësues të Departamentit Qeveritar për Çështje të Veteranëve të Iowa-s, të cilët i informoi rreth obligimeve dhe përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për veteranët dhe të drejtat e tyre.

Ministri zhvilloi takime të ndara në organizatën “United Way”, e cila bënë bashkë donatorë, biznese, përfaqësues qeveritar dhe ekspert, si dhe në kolegjin DMACC me të cilin Kosova tashmë ka iniciuar realizimin e disa programeve për edukim profesional.

Në takim ministri u prit edhe nga përfaqësues të Odës Ekonomike në Des Moines të Iowa-s, të cilët e njoftuan ministrin rreth përpjekjeve që nëpërmjet inovacionit, planifikimit strategjik dhe bashkëpunimit global, ata ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës. Në këtë pikë, së bashku u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në çështje dhe projekte konkrete. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori