LAJMI I FUNDIT:

Reçica merr mbështetje amerikane për punësimin dhe aftësimin profesional

Reçica merr mbështetje amerikane për punësimin dhe aftësimin profesional

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim një delegacion nga Shteti i Iowa-s, SHBA, kryesuar nga Presidenti i kolegjit DMACC (Des Moines Area Community College), Rob Denson, njofon MPMS- përmes një komunikate për media.

Reçica shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën, në të gjitha fazat e saj të shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Reçica e njoftoi Denson rreth problemeve që Kosova po përballet sa i përket papunësisë si dhe mungesës së punëtorëve të kualifikuar, sipas nevojave të tregut të punës.

Ai theksoi se aftësimi profesional dhe orientimi i të rinjve në karrierë janë të domosdoshme dhe çelës i zbutjes së papunësisë në vend.

Në anën tjetër, Denson ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën në çështjet për të cilat u diskutua rreth punësimit dhe aftësimit profesional.

Pas takimit, ministri Reçica dhe delegacioni nga Ioëa vizituan Qendrën e Aftësimit Profesional në Prishtinë për të parë nga afër punën që bëhet në shërbim të punëkërkuesve, të cilët zgjedhin këtë qendër për të ndjekur trajnimet profesionale në profilet që ofrohen aty./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori