Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Ndër-parlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë dhe për Politikë të Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila po mbahet në Maltë, në ditën e parë të saj, ka mbajtur një fjalë rasti.
Në adresimin e tij para të pranishmëve, kryetari Reçica ka konfirmuar përkushtimin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj për t’u bërë pjesë e BE-së, pasi që, siç tha ai, ekziston bindja se brenda BE-së do të realizohen aspiratat e tyre.
Reçica tha se Kosova dhe institucionet e saj janë të vendosura dhe aktive në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, duke filluar nga terrorizmi, lëvizjet e pakontrolluara të qytetarëve dhe të të gjithë faktorëve të tjerë negativë, të cilat mund ta rrezikojnë BE-në.
“Kosova është njëra nga vendet më stabile në rajon dhe këtë e ka dëshmuar se ka marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e saj, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Me ndërmjetësimin e BE-së, po zhvillohen bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Është e vërtetë qe ka ngecje dhe mungesë të realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara, por shpresojmë se me ndërmjetësimin e BE-së do të ecim përpara në këtë drejtim”, theksoi Reçica.
Duke folur për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe realizimin e saj, kryetari Reçica tha se Kosova është duke bërë përpjekje maksimale për t’i plotësuar të gjitha kriteret që dalin para saj në këtë proces.
“Është thënë nga shumë folës se BE-ja duhet të jetë shumë prezentë në Ballkanin Perëndimor, pasi që kjo prezencë ndikon në stabilizimin e rajonit dhe ndihmon këto vende të përafrohen me vendet e BE-së”, theksoi kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica.
Gjatë fjalës së tij, Reçica foli edhe për lirimin e Ramush Haradinajt, duke vlerësuar se kjo i kontribuon proceseve pozitive në Kosovë dhe rajon.
Në margjina të kësaj konference, kryetari Reçica ka zhvilluar edhe një varg takimesh të veçanta me përfaqësues të shumë të shteteve pjesëmarrëse.
Ai është takuar me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë, Karel Schwarzenberg, anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamenti të Italisë, Paolo Alli, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit kroat, Miro Kovač, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Sllovenisë, kryesuesin e Komitetit të Përhershëm për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Parlamentit të Norvegjisë, Øyvind Halleraker, eurodeputetët Jožef Horvat, Tonino Picula, Knut Fleckenstein, Zeljana Zovko etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend