Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se pensionet familjare në rastet kur humbin një familjar në vendin e punës do të jenë të dinjitetshme.
Sipas Reçicës, ka pas shtim të konsiderueshëm të angazhimit të inspektoratit. Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, ministri i Punës tha se Inspektorati ka realizuar rreth 10 mijë inspektime gjatë vitit 2018.
Ministri Reçica përmendi reformat e kornizës ligjore, të cilën e mbulon ky dikaster, për sistemin pensionale dhe krijimin e fondit për sigurime sociale.
Sipas tij, në kuadër të kësaj reforme, e cila ishte në proces në vitin e kaluar, do të ketë pensione invalidore të punës të dinjitetshme.
“Shpeshherë jemi pyetur çka po ndodh me punëtorët kur lëndohen në vendin e punës, çka ndodh me familjet e tyre kur familjarët pësojnë me fatalitet në vendin e punës, ju them që në kuadër të reformës që kemi hartuar koncept-dokumentin, pas krijimit të fondit për sigurime sociale natyrisht do të jetë një bazë ku pensionet invalidore të punës do të jenë të dinjitetshme, sikur që do të jenë të dinjitetshme edhe pensionet familjare në rast se familjarët humbin të dashurin e tyre në vendin e punës”, tha Reçica.
Sipas Reçicës, me kapacitetet ekzistuese, Inspektorati ka arritur të realizojë mbi 10 mijë inspektime gjatë vitit 2018, ndër në vitin 2019 janë realizuar 2,025 të tilla.
“Vetëm gjatë periudhës janar-dhjetor 2018, Inspektorati i Punës i cili e ka mandatin për të mbikëqyrë zbatimin e ligjit për siguri e shëndet në punë, dhe ligjin aktual për marrëdhënien e punës, me kapacitetet aktuale të cilat i posedon, ka realizuar 10 mijë inspektime në teren, në bizneset dhe veprimtaritë ku zhvillohen bizneset dhe ku ka vendpunishte, nga të cilat 6 mijë inspektime sipas planit të punës, dhe mbi 4 mijë inspektime të përsëritura. Vetëm në periudhën janar-mars 2019 deri më tani janë realizuar gjithsej 2,025 inspektime”, tha ai.
Reçica tha se vitin që shkoi, kanë filluar fushatë intensive në inspektimin e sektorit të ndërtimtarisë, duke e konsideruar atë një prej sektorëve me shkallën më të lartë të rrezikshmërisë. Sipas tij, nuk do të ndalën vetëm me zbatimin e kritereve që kanë të bëjnë me sigurinë minimale të punëtorëve në vendin e punës, por do të përpiqen të jenë prezent në secilën vendpunishte.
Megjithatë, sipas Reçicës nuk është e lehtë, me kapacitetet ekzistuese.
“Kur them në secilën vendpunishte nuk është e lehtë sepse kapacitetet ekzistuese të inspektoratit dhe shikuar numrin e bizneseve që operojnë, është mbi 60 mijë biznese, është e pamundur të kemi një inspektim ndoshta pak më të shpeshtë ose të mbulohet krejt sektori i ndërtimtarisë ose krejt sektori ku zhvillohet veprimtari ndërtimore. Por megjithatë dua të u siguroj që inspektorati do të troket në derën e secilit punëdhënës”, tha ai.
Reçica tha se me ligjin për Inspektoratin, i cili është në Kuvend, pritet të fuqizohet roli i Inspektoratit dhe të shtohet numri i tyre. Ai tha se do shtohen edhe 20 inspektorë të rinj.
Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Reçica bëri thirrje që të denoncohen rastet e shkeljeve, ku tha se po punojnë në rritje të vetëdijesimit. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

Edicioni i parë i “Digital Transformation – The future of Work” vjen në Prishtinë

Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

1 Qershori ndryshe në Interex

RIT Kosova feston 20 vjetorin e themelimit, mblidhen dhjetëra mijëra euro për bursa për studentët e këtij universiteti

Aliu: Autostrada e Gjilanit po bëhet

Telegrafi

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

imperio fashion

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës