LAJMI I FUNDIT:

Recetë e vjetër për ëmbëlsirë me arra: Nevojiten vetëm katër përbërës

Recetë e vjetër për ëmbëlsirë me arra: Nevojiten vetëm katër përbërës

Nuk keni nevojë për shumë përbërës dhe është e lehtë për t’u përgatitur

Gjëja më e rëndësishme është që të bardhat e vezëve të rrihen mirë.


Përbërësit:

– 3 të bardha të vezëve,
– 250 g arra të bluara,
– 250 g sheqer pluhur,
– 1 lugë lëng limoni,
– 250 g arra të grira.

Përgatitja:

Tundni në mikser 3 të bardhat e vezëve një minutë, më pas shtoni lugë pas luge sheqerin pluhur, duke mos e ndërprerë tundjen.

Kur të bëhet si borë e fortë shtoni një lugë lëng limoni të shtrydhur dhe tundni edhe 30 sekonda.

Në të bardhat e vezëve të tundura hidhni 250 g arra të bluara dhe përzieni me dorë, derisa të gjitha të bashkohen.

Me një lugë të vogël nxirrni fillin, vendoseni në arra të grira, hidhni arrat sipër dhe me dorë formoni një rrotull dhe më pas në formë gjysmëhëne. Masa është e butë dhe nuk duhet ta shtypni shumë. Radhisni në tepsi në të cilën keni vënë letër përpjekje.

Furrën ngroheni në 200 gradë Celsius, dhe kur t’i vendosni të piqen, ulni temperaturën në 150 gradë dhe piqni 20 minuta.

Nëse janë gati para kësaj kohe, i nxirrni që të mos thahen. Ëmbëlsirën mund ta ruani deri në 10 ditë në një kuti të mbyllur.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.