LAJMI I FUNDIT:

Receta për një ramstek plot shije

Receta për një ramstek plot shije

Ramsteku është padyshim një zgjedhje shumë e mirë për pjatë kryesore, si për raste familjare gjithashtu edhe për raste speciale dhe mysafirë.

Produktet


500gr mish
20gr vaj/ulliri
20gr melmesa
1 lugë gjelle kripë
5gr piper i freskët
Këpurdha
Domatina
Patate
Spec i gjelbër

Ramsteku vendoset në një enë dhe i hedhet kripë, biber, melmesa dhe vaj ulliri. Tiganin e vendosni që të ngrohet dhe pastaj e vendosni brenda ramstekun, specin e gjelbër, këpurdhat, domatinat dhe pataten e prerë.

Pasi të jenë fërguar mjaftueshëm i largoni nga tigani dhe janë gati të shërbehen. Lëngun e mbetur në tigan mund ta hedhni mbi ramstek për ta bërë më të lëngshëm dhe për t’i shtuar shije.