LAJMI I FUNDIT:

Receta më e mirë për ilaç kundër kollës: Pesë arsye që patjetër duhet të keni në shtëpi fletë dafine

Receta më e mirë për ilaç kundër kollës: Pesë arsye që patjetër duhet të keni në shtëpi fletë dafine

Fletët e dafinës janë mëlmesa e pashmangshme e çdo gjelle dhe ka forcë të pabesueshme shëruese e cila do t’ju shpëtojë nga ftohja e mërzitshme në stinën e dimrit

Në periudhën kur më shpesh gatuajmë bishtaja dhe ushqime të pasura të cilat na ngrohin, nuk bën të harrojmë mëlmesën e cila e plotëson në mënyrë të përsosur shijen e tyre: fleta e dafinës.


Dafina është përdorur që nga kohët e lashta si mëlmesë, por edhe si ilaç për shkak të ndikimit të saj antiseptik dhe kundërinflamator.

Është e pasur me vitamina të grupit B, të cilat ndikojnë pozitivisht në metabolizëm dhe në statusin hormonal, transmeton Telegrafi.

Dafina përmban edhe minerale të shumta: kalium, bakër, kalcium, selen, hekur, magnez dhe zink.

Në periudhat kur na pushtojnë virozat dhe kolla e shpeshtë, kjo mëlmesë mund të ndihmojë shumë.

Tri fletë të grira imët, qitni në 2,5 decilitra ujë dhe zieni dhjetë minuta. Hiqeni nga shporeti dhe mbajeni edhe dhjetë minuta të mbuluar me kapak dhe kullojeni.

Shtoni një lugë supe lëng limoni dhe dy lugë mjaltë.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori