LAJMI I FUNDIT:

Rebelët rrëzojnë avionin rus në Siri, 5 të vdekur

Rebelët rrëzojnë avionin rus në Siri, 5 të vdekur

Një avion rus transporti i cili operonte në Siri, është rrëzuar pasi u qëllua nga rebelët në veri të vendit.

Lajmi është konfirmuar në rrugë zyrtare dhe raportohet se në bordin e mjetit fluturues kanë qenë pesë persona, ku të gjithë kanë mbetur të vrarë.


Ende nuk dihet se cili grup rebel e ka ndërmarrë sulmin, shkruajnë mediat e huaja.

Rusia ka qenë një prej aleatëve kryesore të Sirisë në luftën kundër Shtetit Islamik por edhe kundër rebelëve që kundërshtojnë regjimin e Bashar al-Assad.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja e këtij sulmi të ardhur nga rebelët.