LAJMI I FUNDIT:

Me rebalancin e Buxhetit do të paguhen subvencionet ndaj 45 mijë bujqve në Maqedoni

Me rebalancin e Buxhetit do të paguhen subvencionet ndaj 45 mijë bujqve në Maqedoni

Me rebalancin e Buxhetit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), ka siguruar 2,7 miliardë denarë mjete të dedikuara për mbështetje të drejtpërdrejtë për bujqit, në fakt për pagesën e subvencioneve të rregullta, por edhe plotësisht pastrimin e subvencioneve të mbetura ndaj bujqve. Më shumë se 45.000 bujq gjatë vitit 2022 kanë marrë subvencionet e tyre.

Reklama

“Theksi i veçantë vendoset në bujqësinë dhe mbështetjen e secilit bujk në kushte të krizës, përmes masave konkrete. Drejtpërdrejt jemi të orientuar kah sigurimi i prodhimtarisë vendore të qëndrueshme dhe të rritur të ushqimit, të sigurimit të më shumë parave ndaj bujqve dhe mbështetje në kohë”. kumtojnë nga MBPEU-së.

Prej se u tërheq bllokada e dëmshme e Kuvendit dhe deputete bashkërisht e sollën ndryshimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, për herë të parë po vendose edhe mundësia për pagesë të parapagimit të mbështetjes së bujqësive nga programi për pagesë të drejtpërdrejta. Secili bujk do të mund 30 për qind e shumës ta marr në mënyrë parapaguese, në afat prej 90 ditë pas aplikimit.

Me rebalancin do të paguhen rreth 10.200 blegtorë në vlerë prej rreth 340 milionë denarë, ndërsa për qumështin e dorëzuar në objektet përpunuese do të paguhen rreth 420 milionë denarë, si masë motivuese për rritjen e prodhimit të qumështit. MBPEJ-ja gjithashtu shlyen të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj blegtorëve. Nuk ka vonesa në pagesën e subvencioneve për qumështin e prodhuar dhe për herë të parë subvencionet do të paguhen brenda afateve të parapara sipas programit. Gjithashtu, përmes Fondit intervenues do të paguhet një fazë e këtij viti.

Nëse, për shembull, në vitin 2017, Ministria u detyrohej vetëm prodhuesve të qumështit 9 faza të subvencioneve, rebalanci i propozuar i Buxhetit për vitin 2022 jo vetëm paguan subvencionet aktuale, por edhe zgjidh tërësisht detyrimet e prapambetura ndaj bujqve, thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

Kurti pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

Lajme
Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

Lajme
​Personat LGBTI+ kërkojnë të drejta të barabarta: Në Kuvend çfarë s’thanë për ne

​Personat LGBTI+ kërkojnë të drejta të barabarta: Në Kuvend çfarë s’thanë për ne

Lajme
Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Lajme
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Lajme
Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Lajme
Kalo në kategori