Telefoni i kompanisë kineze, Realme mund të përdorë çipin më të fuqishëm, të cilin Qualcomm do ta prezantojë së shpejti.
Disa javë më parë, telefoni Vivo me çipin MediaTek Dimensity 9000 shënoi mbi një milion pikë në testin AnTuTu, pas së cilës pajisja me çipin Qualcomm Snapdragon 8 Gen1 arriti të njëjtën gjë.
Tani pajisja Realme, e cila përflitet se është GT 2 Pro, është bërë telefoni i tretë që renditet në testin e standardeve AnTuTu me një rezultat prej mbi një milion pikësh.
Realme GT 2 Pro ka shumë të ngjarë të përdorë çipin Snapdragon 8 Gen1, të cilin Qualcomm do ta prezantojë vetëm në periudhën e ardhshme.
Telefoni i kompanisë kineze gjithashtu pritet të ketë RAM LPDDR5, hapësirë ruajtëse UFS 3.1, ekran 6.51 “FullHD + AMOLED me shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe do të përdorë Realme UI 3.0 bazuar në Android 12.
Kur bëhet fjalë për kamerat, GT 2 Pro duhet të ketë një sensor kryesor 50MP në pjesën e pasme, me stabilizim optik të imazhit, ndërsa në pjesën e përparme do të ketë një kamerë selfie 32MP.
Realme GT 2 Pro duhet të zbulohet gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Qeni robot bëhet me gëzof
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City