LAJMI I FUNDIT:

Realizoni dëshirat tuaja këtë të premte në Black Friday Gjirafa50.com

Realizoni dëshirat tuaja këtë të premte në Black Friday Gjirafa50.com

Nuk është fundi i vitit, por fundi i nëntorit, më saktë, të premten, më 25 nëntor do të fillojnë zbritjet dhe ofertat fantastike në Gjirafa50.com Black Friday.

Black Friday njihet si ditë e zbritjeve marramendëse dhe rrëmujën që shkakton nëpër dyqane gjatë kohës së ofertave.

Gjithçka filloi në vitet e 60-a, ku zbritje marramendëse bëheshin para festave të fundvitit, menjëherë pas festës Thanksgiving në SHBA. Specifike e kësaj dite është edhe hapja e hershme e dyqaneve, që nga ora 6 në mëngjes, ndërsa më vonë për shkak të kërkesës së madhe dhe entuziazmit për oferta të tilla hapja u zhvendos në ora 12 të mesnatës.

Viteve të fundit Black Friday u popullarizua jo vetëm për blerjet tradicionale por edhe për blerjet online.

Një prej përparësive dhe lehtësimeve të shumta të epokës së Internetit janë blerjet online. Në këtë kuadër Gjirafa50.com vjen me ofertën e fundit të zbritjeve të top 50 produkteve të përzgjedhura të teknologjisë si: iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, gjeneratën e fundit të laptopit Apple MacBook Air, Televizion LG dhe Sony, Sony Playstation 4, tabletëve, telefonave të mençur dhe shume aksesorëve dhe produkteve të tjera elektronike.

Numri i artikujve në zbritje do të jetë i limituar në kohë dhe sasi, ndërsa blerësit përveç që kanë mundësi të bëjnë porosi nga kudo, kanë mundësi të paguajnë si të dëshirojnë: me kartelë, këste, Internet apo para në dore, dhe të pranojnë dërgesa brenda 12 orëve, transport falas, me ç’rast përfitojnë edhe një dhurate nga Gjirafa50, “mos e bëni të madhe”.

Përfitoni të parët nga ofertat duke u abonouar këtu.