LAJMI I FUNDIT:

Realizimi i reklamës nuk shkoi si duhet, modelja pësoi lëndime në qafë (Video)

Realizimi i reklamës nuk shkoi si duhet, modelja pësoi lëndime në qafë (Video)

Maura Bellagamba ishte angazhuar prej një kompanie marketingu në Kili, për një reklamë televizive.

Mirëpo, ekipi nuk kishin bërë llogaritjet e duhura dhe në momentin që e lëshuan me litarin elastik, ajo pësoi lëndime t lehta në qafë, transmeton Telegrafi.


“Ishte mungesë e provave dhe ata më lëshuan që në herën e parë, andaj kthimi i rrëmbyeshëm më lëndoi”, ka thënë Bellagamba.

Sipas modeles, kompania ishte shumë joprofesionale, pasi nuk i siguruan as ndihëm e parë, por ia thirrën të dashurin, i cili e dërgoi te mjeku.

“Për fat të mirë, ishte vetëm një kollare medicinale dhe asnjë lëndim tjetër. Fakti që kam ushtruar gjithmonë, besoj se më ka shpëtuar”, ka përfunduar ajo.

Në fakt, për këtë reklamë është dashur të angazhohej një altlete profesioniste, jo një modele e zakonshme. Për shkak të lëndimit të modeles, reklama ka mbetur e papërfunduar që prej qershorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/