Reali dhe PSG, 90 milionë për Hazard

Mesfushori belg është duke kaluar një super sezon me Chelsean, dhe tashmë ai është një nga futbollistët më të rëndësishëm tek skuadra e Jose Mourinhos.
Mediat britanike raportojnë se Real Madrid dhe PSG janë të gatshëm të ofrojnë një shumë astronomike për Hazard.
Sipas këtyre mediave, ‘Los Blancos’ dhe francezët e PSG-së janë të gatshëm t’ia ofrojnë Chelseas hiq me pak se 90 milionë euro për belgun.
Ky operacion duket i parealizueshëm, sepse Mourinho nuk do të heq dorë nga Hazard, megjithatë, madrilenët dhe PSG do të provojnë që në verën që vjen ta blejnë lojtarin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































