Lorenzo Pellegrini është futbollisti kryesor i Romës këtë edicion.

Mesfushori italian është transformuar nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe është lider i Romës.


25-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime në tetë ndeshjet e para, duke qenë njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë.

E falë paraqitjeve fantastike këtë edicion, Real Madridi është duke monitoruar situatën e italianit.

1006786414 1

Reprezentuesi italian është futur në vitin e fundit të kontratës me Romën dhe Los Blancos po shpresojnë se lojtari nuk do ta vazhdoj bashkëpunimin.

Jose Mourinho ka deklaruar disa herë se Pellegrini ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Romës për kontratën e re dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja raportojnë se Carlo Ancelotti e pëlqen shumë bashkëkombësin e tij dhe dëshiron ta transferojë në Santiago Bernabeu.

romanews roma cska sofia pellegrini scaled 1

Gjithsesi në kryeqytetin spanjoll shpresojnë se italiani nuk do ta vazhdoj kontratën me Romën për ta marrë atë si futbollist të lirë në verën e vitit 2022.

Inter dhe Juventus gjithashtu kanë shprehur interesim për Pellegrinin, por duket shumë i vështirë largimi i kapitenit nga Roma. /Telegrafi/

telegrafi sport app