Real Madridi ka pësuar humbje prej 3-1 si mysafir i Real Sociedadit në ndeshjen e parafundit sezonale në La Liga.

Brahim Diaz (6′) shënoi për Los Blancos, ndërsa Mikel Merino (26′) e barazoi rezultatin. Përjashtimi i Jesus Vallejos me karton të kuq (39′) bëri që Mbretërit ta humbnin ndeshjen.

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Me golat e Joseba Zaldua (57′) dhe Ander Barrenetxea (67′) të shënuar në pjesën e dytë, Sociedadi e fitoi takimin.

Real Madridi e ka siguruar vendin e tretë në tabelë dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ashtu që nuk ka ndonjë motiv në këto ndeshjet e fundit sezonale.

Nga ana tjetër, Real Sociedadi është larg zonës evropiane, ashtu që e gjithë ndeshja ishte vetëm për statistika. /Telegrafi/