Real Madridi në pozitë të shkëlqyer financiare, shpreson në transferimin e Mbappes

Real Madridi e gjen veten në një pozitë të mirë kur bëhet fjalë për nënshkrimin e lojtarëve në janar ose verën e ardhshme, pasi nuk ka probleme financiare.
Ndërsa Barcelona vazhdon të thellohet në mes krizës së tyre dërrmuese financiare, Los Blancos gjenden në situatë shumë të mirë.
Real Madridi i ka rezistuar bërjes së nënshkrimeve të mëdha gjatë dy viteve të fundit, ndërsa ka sjellë vazhdimisht para nga lojtarët e larguar dhe huazuar.
Vitin e kaluar, klubi nga Santiago Bernabeu madje bëri një fitim të vogël pavarësisht nga pandemia e coronavirusit, diçka që shumë pak klube arritën.
Dhe kjo është për shkak të mungesës së shpenzimeve të tyre, të paktën derisa ata nënshkruan me Eduardo Camavinga këtë verë.
“Menaxhimi ekonomik që Real Madridi ka bërë gjatë pandemisë ka qenë i shkëlqyer. Nëse i shtoni rezultatet nga sezoni 2019/20 dhe 2020/21, ka një fitim prej 1 milion euro”.
“Ata kanë arritur një ekuilibër të faturave dhe të ardhurave për të mos pasur humbje”, ka thënë drejtori i korporatës së La Ligas, Juan Guerra.
Dhe siç e ka konfirmuar tashmë shefi i La Liga, Javier Tebas, Real Madrid tani është në një pozicion ku mund të shpenzojë në mënyrë të konsiderueshme për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Los Blancos ofruan diku afër 180 milionë euro për Mbappen në afatin e fundit kalimtar të verës, por ata nuk arritën ta ‘vjedhin’ nga PSG.
Në vend të kësaj, ata pritet të përpiqen ta nënshkruajnë atë falas verën e ardhshme, pasi janë të lirë të bien dakord për një marrëveshje para-kontrate nga janari.
Përndryshe, ata mund të hyjnë me një ofertë tjetër për ta nënshkruar atë në janar për një tarifë që duhet pajtuar me klubin francez.
Por, sido që të jetë, një menaxhim i mirë ekonomik duket se i ka ndihmuar ata pa fund në përpjekjen e tyre për të arritur objektivin e tyre afatgjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë