Real Madridi e ka zgjedhur portierin e Romës, Alisson Becker, si prioritet numër një për këtë verë.

Braziliani është i avancuar në garë me David de Gean dhe Thibaut Courtois.


Alisson është duke kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Romën, këtë edicion, duke u kryer në njërin prej portierëve më të lakmuar në Evropë.

GettyImages 868719080 Alisson Becker i Romës. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Performacat e tij kanë bërë që Real Madridi,  ta sheh si portier të së ardhmes.

Ai kishte kaluar te Roma nga Internacional në vitin 2016. Në fillim ai ishte rezervë e Wojciech Szczesnyt, por që ku u largua drejt Juventusit, duke i liruar rrugë.

GettyImages 862869176 Alisson ka shkëlqyer. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Se ai është i jashtëzakonshëm e konfirmon edhe fakti që ai është portieri numër një i Brazilit, duke e lënë në bankë yllin e Manchester Cityt, Ederson.

Real Madridi mbetet në kërkim të portierit në dy vitet e fundit. Në listë mbeten edhe David de Gea dhe Thibaut Courtois, dyshja që kanë qenë gjithmonë të lidhur me klubin mbretëror.

GettyImages 930037466 David De Gea i Manchester United. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sipas Marcas, klubi madrilen është gati të paguajë nga 50 deri në 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Alisson ka kontratë me Romën deri në vitin 2021. /Telegrafi/

telegrafi sport app