Real Madridi me fitore komode ndaj Celta Vigos

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 30-të të La Ligas.
Pjesa e parë ishte e qetë deri në momentet e fundit, kur erdhi edhe goli i parë.
Zhvillohej minuta e 42-të, kur Vinicius Junior asistoi te Marco Asensio që shënoi për 1-0.
Spanjolli kësaj radhe asistoi te Eder Militao që shënoi për 2-0 me kokë.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe mbretërit morën fitoren e 20-të.
Me këtë fitore Real Madridi ka 65 pikë, tetë pikë më pak se Barcelona. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































