Real Madridi eliminon Chelsea dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – aty ku e pret testi i vërtetë

Real Madridi e ka mposhtur Chelsean në dy ndeshjet çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-0 (2-0), për ta eliminuar kështu nga Liga e Kampionëve.
Blutë e nisën më furishëm ndeshjen, duke mbajtur nën presion Los Blancos.
Rasti i parë serioz i ndeshjes erdhi në minutën e 11-të, kur N’Golo Kante u gjend brenda zonës, por që nuk ia doli të mposhte Thibaut Courtoisin.
Huge chance for Kante! 😳
The ball falls to him on the edge of the area but he shoots wide!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 18, 2023
Më pas ishte radha për Real Madridin, kur Rodrygo (21’) goditi shtyllën.
Chelsea nuk u ndal me lojë sulmuese, duke tentuar së paku të shënonte një gol në 45 minutat e parë, mirëpo nuk ia doli.
Real Madridi në anën tjetër kishte një lojë më të kujdesshme dhe synonte ta zinte në befasi ekipin londinez.
Cucu sees his shot saved! 😫
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 18, 2023
Por, Blutë lëshuan një tjetër rast të qind për qind për gol, kur Marc Cucurella dështoi ta mposhte nga afërsia Courtoisin në minutën e 45+1-të.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Chelsean, kur Kante në minutën e 52-ë përsëri dështoi ta mposhte portierin belg.
Tre minuta më vonë, edhe Enzo Fernandez nuk ia doli të mposhte Courtoisin, pasi goditja e tij doli jashtë.
Në rregullin e pashkruar në futboll se kur nuk shënon, pëson – kështu ndodhi edhe me Chelsean në minutën e 58-të, kur Vinicius Junior asistoi te Rodrygo, që realizoi për 1-0.
Ishte minuta e 70-të e takimit kur Chelsea kërkoi penallti për një rrëzim në zonë të Kai Havertzit nga lojtarët madrilenë, por gjyqtari bëri me shenjë që loja duhej vazhduar.
⚽ 80' | 0-2 | ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL de @RodrygoGoes!!!#FIFA23 | #UCL pic.twitter.com/ZsrxB5ZZqS
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 18, 2023
Real Madridi nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytën, sërish me anë të Rodrygos, që u asistua prej Fede Valverdes në minutën e 80-të për 2-0.
Los Blancos ia dolën që të kalojnë Blutë me lehtësi, për të shkuar në gjysmëfinale, aty ku e presin fituesin e duelit mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut. /Telegrafi/
🙌 ¡ESTAMOS EN SEMIFINALES! 🙌
🏁 FP: @ChelseaFC_Sp 0-2 @RealMadrid
⚽ @RodrygoGoes 58', 80'#UCL pic.twitter.com/cK1pD623UE— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 18, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë