LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi dhe Barcelona i bashkohen garës për Sanchon

Real Madridi dhe Barcelona i bashkohen garës për Sanchon

Borussia Dortmundi është pajtuar se do të humb yllin e tyre, Jadon Sancho, verën e ardhshme dhe Real Madridi dhe Barcelona i janë bashkuar garës.

Sipas mediave gjermane dhe spanjolle, Los Blancos e kanë identifikuar Sanchon si një nënshkrim të mundshëm për vitin e ardhshëm dhe kanë regjistruar interesim për të.

Në prill, gazeta Bild raportoi se Reali kishte shënjestruar sulmuesin anësor dhe ai do të jetë objektiv kryesor së bashku me Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain.


Hamann: Liverpooli është i interesuar në transferimin e Sanchos
Lexo po ashtu Hamann: Liverpooli është i interesuar në transferimin e Sanchos

Sancho ishte pjesë e skuadrës së Anglisë që fitoi Kupën e Botës U-20 më 2017 dhe u largua nga Manchester City për t’u bashkuar me Dortmundin në të njëjtën verë për tetë milion euro.

Duke arritur si zëvendësim për Ousmane Dembele, i cili u transferua te Barcelona për 105 milionë euro, 19-vjeçari ka qenë një zbulim në klubin e Bundesligës dhe ka shënuar 18 gola për ekipin e parë të Dortmundit dhe tani katalunasin e duan në ekip.

Anësori me origjinë nga Londra ka qenë gjithashtu i lidhur shumë me një rikthim në futbollin anglez, ku Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë klubet e interesuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori