LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid mund të mbetet pa njërin ndër lojtarët kryesor për sfidën ndaj Barcelonës

Real Madrid mund të mbetet pa njërin ndër lojtarët kryesor për sfidën ndaj Barcelonës

Real Madrid ka shfaqur një formë të shkëlqyer deri më tani këtë sezon dhe kjo përkundër problemeve që kanë pasur në fazën e mbrojtjes. Lëndimi i Eder Militaos e la Carlo Ancelottin me vetëm tre qendërmbrojtës, por situata është menaxhuar mjaft mirë deri më tani.

Megjithatë, me Nacho Fernandez të pezulluar dhe David Alaba të dëmtuar, Aurelien Tchouameni u improvizua si qendërmbrojtës kundër Osasunas të shtunën. Reprezentuesi austriak pritet të rikthehet pas pushimit me kombëtare dhe me El Clasicon në fund të muajit, ky është një lajm i shkëlqyer për kampin madrilen.

Sidoqoftë, edhe me rikthimin e Alabas, problemet në vijën e mbrojtjes tek Real Madridi nuk duket se kanë mbaruar.


Antonio Rudiger është me katër kartonë të verdhë deri më tani këtë sezon dhe siç raportohet nga mediat spanjolle, ai do të humbiste El Clasicon nëse ndëshkohet kundër Sevillas pas dy javësh.

Me Nachon tashmë të pezulluar, kjo do ta linte Alaban si qendërmbrojtësin e vetëm për udhëtimin në “Montjuic”, kështu që nuk do të ishte befasi nëse Ancelotti do të zgjidhte të pushonte Rudiger kundër Sevillas në mënyrë që të mos rrezikohet pjesëmarrja e tij ndaj Barcelonës.

Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi të ri – Krijohet lista prej katër kandidatëve potencial
Lexo po ashtu Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi të ri – Krijohet lista prej katër kandidatëve potencial

Mbetet për t’u parë se si do ta trajtojë Ancelotti situatën, por gjëja e fundit që do të dëshirojë Real Madridi është të detyrohet të improvizojë me ndonjë mesfushor në atë pozitë, përkundër mungesës tashmë të konfirmuar të Robert Lewandowskit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Kalo në kategori