Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë këtu finalen e Kupës së Mbretit pas 23 ditësh – pamjet e fundit nga stadiumi që po rinovohet

Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë finalen e Kupës së Mbretit të Spanjës më 26 prill në stadiumin La Cartuja.
Stadiumi i Sevillas ka pritur finalen e Kupës së Spanjës që nga sezoni 2019/2020, pasi iu dha e drejta për ta pritur atë për katër vjet, e cila më pas u zgjat edhe për dy të tjera.
Vitin e kaluar në finale luajtën Mallorca dhe Athletic Bilbao, por në këtë stadium, ku baskët triumfuan.
Pas ndeshjeve gjysmëfinale, në të cilat Real Madridi dhe Barcelona eliminuan Real Sociedadin dhe Atletico Madridin, është planifikuar që përfaqësuesit e të dyja klubeve të takohen këtë të premte në orën 12 për të rënë dakord për detajet e finales, duke përfshirë afatet dhe mënyrën e shpërndarjes së biletave.
Stadiumi La Cartuja zgjeroi kapacitetin e tij këtë vit, në mënyrë që 72,000 shikues të mund të ndjekin finalen e 26 prillit.
Pas përmirësimit të fundit, stadiumi Andaluzian është bërë i katërti më i madhi në Spanjë, pas Spotify Camp Nou të ri (104,000), Santiago Bernabéu (81,044) dhe Civitas Metropolitano (70,460), shkruan Mundo Deportivo.
Shpërndarja e biletave do të ndjekë modelin e zakonshëm – secili nga finalistët do të marrë 40 për qind të numrit të përgjithshëm të biletave, ndërsa 20 për qind e mbetur do të shpërndahet nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF). Kjo do të thotë se çdo klub do të ketë rreth 28,000 bileta në dispozicion për tifozët e tyre.
Mediat spanjolle po raportojnë sot se si duket stadiumi La Cartuja në këto momente, 23 ditë para finales së Copa del Rey.
Në videon e publikuar, shihet që stadiumi nuk është ende gati, kur kanë mbetur më pak se katër javë para ndeshjes.
📹🏆🏟️ Així està l’Estadi de La Cartuja de Sevilla a 23 dies de la final de la Copa del Rei
via @LibreDirectoSEV #FCBlive pic.twitter.com/l7A68QNbYH
— Què T’hi Jugues (@QueThiJugues) April 3, 2025
Por spanjollët besojnë, që ky stadium do të jetë në gjendjen më të mirë në ditën e takimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haaland konsideron largimin nga Man City, dy gjigantë evropianë lidhen me transferimin e tij

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Kosova shpërthen në pjesën e dytë, mposht Maqedoninë e Veriut me tre gola

Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Zbulohet klubi anglez që ka gati 150 milionë euro për Lautaron

Milani do të shesë dy yjet e ekipit për të financuar revolucionin veror

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat