LAJMI I FUNDIT:

Reagon vëllai i Oliver Ivanoviqit: Vuçiq u vonua shumë për kërkim falje ndaj gjermanëve, Gashiq duhet të shkarkohet

Reagon vëllai i Oliver Ivanoviqit: Vuçiq u vonua shumë për kërkim falje ndaj gjermanëve, Gashiq duhet të shkarkohet

Mirosllav Ivanoviq, vëllai i ish-liderit të Iniciativës Qytetare “SDP”, Oliver Ivanoviq ka thënë se kërkim falja e Aleksandar Vuçiqit ndaj Gjermanisë për deklaratën e ministrit serb të Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq se vrasësit e Ivanoviqit janë nën mbrojtjen e shtetit gjerman, ishte dashur të bëhet shumë më herët.

Ivanoviq thotë se Gashi, i cili ishte drejtues i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) në këtë periudhë, duhet të shkarkohet.


“Një deklaratë e tillë, si ajo e Gashiqit, nuk tolerohet dhe nuk harrohet në botën diplomatike. Prandaj, duhen marrë disa masa me dëshmi të një faljeje serioze për ta nxjerrë këtë vend nga kjo histori”, ka thënë Ivanoviq.

Siç ka shtuar ai, “është e sigurt që së paku është dashur të përmendet familja e Oliverit në të gjitha këto”.

“Asnjë nga familjarët nuk i ka pasur as informacionet e përafërta që Gashiq ka shpallur në Kuvendin e Serbisë. Ishte një deklaratë në mbrojtje të pozitës politike, interesave politike dhe nuk kishte të bënte me vrasjen politike dhe procedurat në vazhdim”, shton ai.

Vuçiq i kërkon falje Gjermanisë për deklaratën e ministrit serb për vrasjen e Ivanoviqit
Lexo po ashtu Vuçiq i kërkon falje Gjermanisë për deklaratën e ministrit serb për vrasjen e Ivanoviqit

Aleksandar Ivanoviq, nipi i Oliver Ivanoviqit, tha se “ky është një turp i madh që sigurisht nuk mund të zgjidhet duke i kërkuar falje Gjermanisë dhe duke mbetur ministër Bratisllav Gashiq në postin e të parit të policisë”.

Ai ka vlerësuar se pas këtij skandali, Gashiq do të duhet të japë dorëheqje ose të shkarkohet me procedurë urgjente.

“Pas kësaj, i takon prokurorit të kontrollojë arsyet pse ministri Gashiq, me dashje mashtronte opinionin kur së fundi e tregoi dosjen e Oliver Ivanoviqit në Kuvendin e Serbisë dhe tha se çështja është zgjidhur, se dihej se kush ishte vrasësi dhe se ishte nën mbrojtjen e shtetit gjerman”, ka theksuar Ivanoviq.

Dje Vuçiq i kishte kërkuar falje Gjermanisë për pretendimin e Gashiqit, duke deklaruar se Serbia kishte folur me pjesëtarët e Shërbimit gjerman të Inteligjencës dhe kishte marrë garanci dhe prova se ata nuk e fshehin informacionin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori