LAJMI I FUNDIT:

Reagon Spitali i Pejës: Persona të pandërgjegjshëm po fusin lopët në oborr, po rrezikohemi edhe nga qentë endacak

Reagon Spitali i Pejës: Persona të pandërgjegjshëm po fusin lopët në oborr, po rrezikohemi edhe nga qentë endacak

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka shfaqur shqetësimin lidhur me futjen e bagëtive në oborrin e këtij spitali.

Përmes një njoftimi për media, Spitali i Pejës ka thënë se ky fenomen po ndodh tash e disa vite, ku bagëtitë futen në oborrin e tij nga personat e pandërgjegjshëm.


Nga ky Spital kanë bërë të ditur se përveç bagëtive, personeli dhe vizitorët rrezikohen edhe nga numri i madh i qenve endacak.

“Futja e bagëtive më konkretisht numrit të madh të lopëve në oborrin e Spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe ruajtur për vite, dhe dëmton jashtëzakonisht imazhin e Institucionit tonë. Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknik që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merret me largimin e bagëtive nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive”, thuhet në njoftim.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë tutje shton se në mënyrë të vazhduar për vite me radhë përmes shkresave, fotografive e videove ka kërkuar nga organet përgjegjëse: Inspektorati i Komunës së Pejës, Policia e Kosovës, Inspektorati Sanitar që të ndërmerren masa ndaj pronarëve të këtyre bagëtive por ky fenomen asnjëherë nuk ka arritur që të parandalohet.

“Përmes kësaj komunikate apelojmë tek të gjitha Institucionet e nivelit Komunal dhe atij Qeveritar që të na ndihmojnë duke marrë masa konkrete ndaj pronarëve të bagëtive dhe duke zgjedhur problemin e qenve endacak sepse kjo është pengesë e jashtëzakonshme për punën e Institucionit tonë shëndetësorë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori