LAJMI I FUNDIT:

BE reagon për situatën në veri: S’do të pranojmë asnjë veprim të mëtejmë provokues

BE reagon për situatën në veri: S’do të pranojmë asnjë veprim të mëtejmë provokues

Bashkimi Evropian përmes një komunikate për media ka dënuar tensionet në komunat veriore të Kosovës.

Reklama

Në reagim, BE ka thënë se të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe të rivendosin qetësinë menjëherë, transmeton Telegrafi.

“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm përplasjet në mes të Policisë së Kosovës dhe protestuesve në veri të Kosovës, të iniciuara nga përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur që të hyjnë në objektet komunale. I dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX-it. EULEX duhet të lejohet të kryejë mandatin e tij paqësisht. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe të rivendosin qetësinë menjëherë. BE-ja s’do të pranojë asnjë veprim të mëtejmë të njëanshëm apo provokues dhe ruajtja e paqes dhe siguria në terren duhet të jenë prioritet”, thuhet në reagimin e BE-së.

BE ka ritheksuar se,  “zgjedhjet e fundit në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për komunat e përfshira”.

“Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes dialogut të vërtetë ndërmjet të gjitha palëve kryesore të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”, thuhet në fund.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se dhuna në veri duhet të ndalohet menjëherë.

SHBA dënon aksionin e autoriteteve të Kosovës në veri
Lexo po ashtu SHBA dënon aksionin e autoriteteve të Kosovës në veri

“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ndryshe, sot Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.

Paraprakisht, Policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri

Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri

Elfije Boletini
Vizita e emisarëve në Kosovë, propozimi i Ramës për draft Asociacionin dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës – top lajmet e javës

Vizita e emisarëve në Kosovë, propozimi i Ramës për draft Asociacionin dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës – top lajmet e javës

Besnike Salihu
Lirohet drejtori i Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Lirohet drejtori i Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Lugina
Besnikërisht rreth Lidhjes së Prizrenit, Kurti: Bashkë me aleatët mund të avancojmë në rrugën për forcimin politik Kosovë-Shqipëri

Besnikërisht rreth Lidhjes së Prizrenit, Kurti: Bashkë me aleatët mund të avancojmë në rrugën për forcimin politik Kosovë-Shqipëri

Lajme
​Mocioni i mosbesimit, konsiderohet i pamundshëm rrëzimi i Kurtit

​Mocioni i mosbesimit, konsiderohet i pamundshëm rrëzimi i Kurtit

Lajme
Lutfiu: Në Serbi thirrje që shqiptarët të largohen nga komunat në Luginë

Lutfiu: Në Serbi thirrje që shqiptarët të largohen nga komunat në Luginë

Lugina
Kalo në kategori