Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj ka reaguar në lidhje me veprimet e fundit të Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharin për largimin nga puna të gjashtë zyrtarëve komunal.
Me anë të një reagimi PDK dega në Skenderaj ka shkruar se ky veprim i kryetarit Jashari është veprim abuziv.
“Dega e PDK-së në Skenderaj largimin nga puna të 6 zyrtarëve komunalë me status të shërbyesit civil, persekutimin e 3 zytarëve të tjerë nëper komisone disiplinore (krejt pa arsye), ndalesat në të ardhura personale në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin Civil, moszbatimin e vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës (rasti i zyrtarit të prokurimit), tentativat që përmes një dokumenti skandaloz të kontrabandohet ndryshimi i Statutit të Komunës, i konsideron si veprime arbitrare, të kundërligjshme dhe të papërgjegjshme të kryetarit të Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Sipas tyre, veprimet e tilla antiligjore dhe arbitrare përveçse cënojnë praktikat e mira të ndërtuara me vite në administratën publike të Skenderajt, gjithashtu dëshmojnë orientimin për të instaluar një sistem abuziv, johuman dhe të paaftë qeverisës.
“Ditën e marrjes së vendimit të paligjshëm për anulimit të konkursit të rregulltë të shtatorit 2017, më të cilin largohen nga puna 6 zyrtarë komunalë, z. Jashari merr një vendim tjetër të paligjshëm dhe në dëm të buxhetit të Komunës së Skenderajt duke shpallur konkurs për marrëveshje për shërbime të veçanta për pozitat nga të cilat të njejtën ditë janë larguar nga puna 5 shërbyes civlë të pranuar me konkurs të rregulltë. Ky veprim është i paligjshëm dhe dëmton buxhetin e Komunës pasi kontratat për shërbime të veçanta paguhen nga kategoria buxhetore e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa pagat e zytarëve të administratës komunale duhet të paguhen nga kategoria e pagave. Ndërsa në anën tjetër, përmes reagimeve zyrtare dhe në përpjekje për t’i mbuluar veprat antiligjore në emër të fakteve, z. Jashari prezanton vendime të ndryshme të KPM-së që nuk kanë të bëjnë fare me rastin konkret”, thuhet më tutje në reagim.
“Jashari largon shërbyes civilë nga puna në administratën komunale, ai po punëson në baza klienteliste, nepotise, pa asnjë kriter dhe pa konkurse të rregullta, familjarë të përfaqsuesve të subjekteve politike, për qëllimime që vetëm ai i di”, shkruhet më tutje.
PDK dega në Skenderaj ka vënë në pah edhe punësimet e kryetarit Jashari të cilat i ka bërë pa asnjë konkurs.
“Në QKMF bashkëshorten asambleistit të NISMA, po ashtu në QKMF djalin e asambleistit të LDK-së, në administratën komunale bashkëshorten e djalit të asambleistit të përjashtuar nga PDK dhe në arsim asambleistin e partisë Fjala”, thuhet në reagim.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me anë të një njoftimi në faqen e tij zyrtarë në “Facebook”, ka shkruar se
“Në fillim të mandatit tim në krye të Komunës së Skenderajt, ku papunësia është në shkallë të lartë, ku zhvillimi ekonomik ka stagnuar, ku varfëria ka lëshuar rrënjë, jam zotuar për të qenë jashtëzakonisht i hapur ndaj qytetarë, ndaj çdo kërkese, ndaj çdo dyshimi të mundshëm që mund të ketë ndonjëri”, thuhet në reagimin e Jasharit.
Jashari me anë të disa dokumenteve ka reaguar duke thënë se nuk janë të vërteta ato që thuhet se ai ka hequr nga puna ‘njerëz të Sami Lushtakut’.
“Ndjej jashtëzakonisht keqardhje për ata punëtorë ndaj të cilëve Këshilli kërkon shfuqizim të konkursit, sepse në këtë kohë kur papunësia është në nivele të larta, do të isha ndjer njeriu më i lumtur sikur të shtonim numrin e punëtorëve, por vetëm duke respektuar rregullat e përcaktuara ligjore. Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk do t’i anashkalojmë këto rregulla e ligje të aplikueshme në Kosovë, ashtu siç është vepruar në të kaluarën, veprime ato që i kanë kushtuar buxhetit të Komunës dhjetëra mijëra euro, raste të cilat janë të njohura për publikun, siç është rasti i Adem Metës. Si ky i fundit ka edhe shumë raste, për fatin tonë të keq”, ka shkruar Jashari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'