LAJMI I FUNDIT:

Reagon OVL e Dukagjinit, aktakuzën për “veteranët e rrejshëm” e quan cirk

Reagon OVL e Dukagjinit, aktakuzën për “veteranët e rrejshëm” e quan cirk

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, degët e Dukagjinit: Deçan, Pejë, Gjakovë, Istog, përmes një reagimi kanë thënë se edhe 19 vite pas përfundimit të luftës, luftëtarëve të lirisë assesi nuk po iu ndalet persekutimi.

Kjo sipas tyre ka të bëjë edhe me rastin e fundit të publikimit të emrave të “veteranëve të rrejshëm”, aktakuzë e cila sipas tyre tregon se sa qesharake dhe jo profesionale është puna e prokurorisë.


“E gjithashtu sa joprofesionale dhe tendencioze është paraqitja e gjithë kësaj nga mediat elektronike e të shkruara”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së së Dukagjinit.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:

REAGIM

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, degët e Dukagjinit: Deçan, Pejë, Gjakovë, Istog

Edhe 19 vite pas përfundimit të luftës, neve luftëtarëve të lirisë assesi të na ndalet persekutimi. Gjahu i shtrigave, që filloi menjëherë pas luftës nga misionet ndërkombëtare, tani po vazhdon nga faktorët vendorë: Prokuroria Speciale e Kosovës dhe mediat.

Aktakuzën dhe emrat që u publikuan, tregojnë se sa qesharake e joprofesionale është puna e Prokurorisë, e gjithashtu sa joprofesionale dhe tendencioze është paraqitja e gjithëkësajnga mediat elektronike e të shkruara.

Sa i përket ZO të Dukagjinit, përfshirja në listë e pothuajse shumicës së luftëtarëve më të dalluar, tregon se kjo listë është vetëm një fabrikim, në vazhdën e luftës speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pa asnjë fije turpi, duke mos shikuar se a lëndojnë ndjenjat e luftëtarëve, paraqitja në disa media e veteranëve të luftës, që sakrifikuan më së shumti për lirinë tonë, si “veteran mashtrues”, përpos që është manipulim me qytetarët, është ofendimi më i rëndë për të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me aktivitetin e tyre, mundësuan krijimin e shtetit demokratik dhe lirinë e shprehjes.
Jemi shokuar, kur kemi parë që informacione të tilla, të supozuara e fabrikuara, shndërroheshin në shifra se gjoja luftëtarët e paskan dëmtuar buxhetin e shtetit.

Nga e tërë kjo, konstatojmë se kjo aktakuzë dhe mënyra e paraqitjes së saj në opinion është vetëm një cirk, të cilit do t’i përgjigjemi me mijëra padi, si për ish prokurorin, ashtu edhe për disa media që lënduan ndjenjat tona dhe luajtën me dinjitetin e integritetin tonë si luftëtarë.

Lufta Çlirimtare dhe largimi me pushkë i okupatorit, është e arritura jonë jetësore. Ne kërkojmë urgjentisht, që Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, të kalojë sa më shpejt në Parlamentin e Kosovës, që këto dukuri të mos shfaqen më në të ardhmen.

Edhe njëherë kërkojnë ndaljen e kësaj tendence të rrezikshme e antihistorike kundër Luftës Çlirimtare, pasi që pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

OVL UÇK

Degët: Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog

17 shtator 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori