LAJMI I FUNDIT:

Reagon Mustafa: Vazhdojnë shpifjet e Milaim Zekës

Reagon Mustafa: Vazhdojnë shpifjet e Milaim Zekës

Në lidhje me deklaratën e deputetit të Nisma për Kosovën, Milaim Zeka se janë vjedhur 1.8 milionë euro nga Instituti Riinvest dhe kryeministri në atë kohë, Agim Çeku ka reaguar kryetari ish deputeti Muhamet Mustafa, duke thënë se janë duke vazhduar shpifjet e Milaim Zekës.

​Zeka: Haradinajn po e vjedhin do hajdutë të vockël
Lexo po ashtu ​Zeka: Haradinajn po e vjedhin do hajdutë të vockël

Mustafa në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se Zeka ka shpifur për Institutin Riinvest edhe para një viti, ashtu si edhe sot.


Siç tha ai në një konsult që e ka bërë më herët me një avokat për ngritjen e padisë ndaj deputetit Zeka, ka marr këshillë që mos ta bëj, deri në momentin që deputeti nuk shpif jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi deputet në deklaratën që i japin në foltoren e Kuvendit, nuk përgjigjen ligjërisht.

Postimi i plotë:

VAZHDOJNE SHPIFJET E MILAIM ZEKES

Para afër një viti deputeti Milaim Zeka, foli të pavërteta për Institutin Riinvest në Kuvendin e Kosovës. Këto i përsëriti edhe sot. Më poshtë është reagimi i Kryetarit të Bordit për shpifjen e paskrupullte të këtij deputeti më 16 mars 2018. Meqenëse në kohën që adresohet Milaim Zeka, unë kam qene Kryetar i Riinvestit, për hir të opinionit po deklaroj se e gjitha ajo që thotë ai në Kuvend për të dytën herë është e pavërtetë. Ne konsultuam avokatin para një viti, për t’i bërë padi, por morëm një këshillë se kjo është e kotë, sepse deputetet edhe po të flasin gënjeshtra në foltoren e Kuvendit, nuk përgjigjen ligjërisht. Sado absurde kjo, si duket është e vërtetë! Tash na mbetet që nëse ky deputet e përsëritë këtë jashtë foltores së Kuvendit, ta padisim. Kjo është ajo që mund të bëjmë. Riinvesti mbetet gjithnjë transparent dhe kredibil. Secili deputet që do informacion të saktë është i mirëpritur tek ne.  /Telegrafi/