LAJMI I FUNDIT:

Reagon Moska, pas vendimit të Danimarkës dhe Holandës për t’i dhuruar Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16

Reagon Moska, pas vendimit të Danimarkës dhe Holandës për t’i dhuruar Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16

Rusia ka reaguar ndaj vendimit të Danimarkës dhe Holandës për t’i dhuruar Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke thënë se kjo do të përshkallëzonte konfliktin.

“Fakti që Danimarka tani ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës 19 aeroplanë F-16 çon në një përshkallëzim të konfliktit”, ka thënë ambasadori rus Vladimir Barbin në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Ritzau, përcjell Telegrafi.


“Duke u fshehur pas një premise se vetë Ukraina duhet të përcaktojë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet dhe fjalët e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë”, citohet të ketë thënë ai.

Reagimi i Moskës vjen pasi Danimarka dhe Holanda njoftuan se do të furnizonin Ukrainën me aeroplanë, me gjashtë të parët që do të dorëzoheshin në fund të vitit.

Eksperti ushtarak: F-16 një 'hap i madh' përpara për Ukrainën - por nuk do të përdoren deri vitin e ardhshëm
Lexo po ashtu Eksperti ushtarak: F-16 një 'hap i madh' përpara për Ukrainën - por nuk do të përdoren deri vitin e ardhshëm

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka theksuar se është “i bindur” se Rusia do ta humbiste luftën në Ukrainë.

“Sot kemi besim se Rusia do ta humbasë këtë luftë… Jam i sigurt se do të fitojmë sepse e vërteta është në anën tonë”, tha Zelenskyy në një fjalim jashtë parlamentit danez.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Danimarka, me Holandën, njoftuan se do t’i siguronin Kievit avionë F-16 ndërsa vazhdon në kundërofensivë kundër Rusisë.

“Kryesore është ajo që ne dëshmojmë me fitoren tonë, me bashkëpunimin tonë… Së bashku dëshmojmë se jeta është vlerë, se njerëzit kanë rëndësi. Liria ka rëndësi, Evropa ka rëndësi”, tha udhëheqësi ukrainas.

“Do të jetë një fitore e përbashkët. E së vërtetës, demokracisë, njerëzve tanë, kombeve tona”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori