LAJMI I FUNDIT:

Reagon LSDM-ja ndaj protestës së OBRM-PDUKM-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Reagon LSDM-ja ndaj protestës së OBRM-PDUKM-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet, thuhet se “sot, për më pak se dy muaj pas zgjedhjeve, Hristijan Mickoski përjetoi edhe një humbe nga qytetarët”.

“Me debaklin e sotëm, Mickoski edhe një herë e vërtetoi titullin humbës për shkak përveç disa partiakë të tij, të gjithë të tjerët ia kthyen shpinën”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas LSDM-së, një gjë e tillë pritet për shkak se opinioni tashmë e din se Mickoski është në mbrojtje të krimit dhe bizneseve të tij dhe nuk i intereson asgjë tjetër.

Mickoski: Bislimovski i shërben mafias në Qeveri, ne i kemi tre kërkesa
Lexo po ashtu Mickoski: Bislimovski i shërben mafias në Qeveri, ne i kemi tre kërkesa

“Është dyfytyrësi që njeriu që u përfshi në rritjen qind për qind të energjisë elektrike, i cili ishte përgjegjës për heqjen e tarifës së lirë të rrymës dhe njeriu që fitoi biznes nga hidrocentralet nga një qeveri ku ishte këshilltar, sot të aktrojë kinse është i shqetësuar për çmimin e rrymës elektrike”, thonë nga LSDM.

Në fund të kumtesës, LSDM shton se sot edhe një herë u vërtetua se për Mickoskin më e rëndësishme është karrigeja në parti dhe për këtë shkak kjo parti, sipas LSDM-së, vazhdon me sjelljen destruktive në dëm të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane./Telegrafi/