LAJMI I FUNDIT:

Reagon Lëvizja Vetëvendosje: Bastisja, pjesë e Klanit Pronto

Reagon Lëvizja Vetëvendosje: Bastisja, pjesë e Klanit Pronto

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, për bastisjen siç e kanë quajtur ata nga “Klanit pronto”, të deputetëve të Vetëvendosjes, nga ana e Policisë së Kosovës, sipas një thirrje të lëshuar nga Gjykata Themelore.

Sipas tyre këto veprime të organeve të rendit dhe drejtësisë janë të papranueshme dhe tregojnë për luftën e vazhdueshme që po i bëhet Lëvizjes Vetëvendosje. Përndjekja dhe persekutimi i tillë, i vazhdueshëm ndaj aktivistëve dhe deputetëve tanë flet më së miri se deri në çfarë niveli është i kapur sistemi i drejtësisë.


Ky është postimi i plotë i VV-së në Facebook:

BASTISJA, PJESË E PANIKUT TE KLANIT PRONTO DHE PRONTO 2 NGA ZGJIMI QYTETAR

Vazhdon përndjekja e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e deputetit Albin Kurti dhe atë të deputetes Donika Kadaj. Kjo pas një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj 3 deputetëve, si pjesë e një procesi të padrejtë e politik që po iu bëhet këtyre 4 deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.

Këto veprime të organeve të rendit dhe drejtësisë janë të papranueshme dhe tregojnë për luftën e vazhdueshme që po i bëhet Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Përndjekja dhe persekutimi i tillë, i vazhdueshëm ndaj aktivistëve dhe deputetëve tanë flet më së miri se deri në çfarë niveli është i kapur sistemi i drejtësisë.

Pa dyshim, kryefjala e gjithë këtij procesi të padrejtë është gjyqtari Beqir Kalludra, i cili si shërbyes i zellshëm i krimit, ditë më parë dënoi me 21 vite burg katër aktivistët tanë pa asnjë provë të vetme. Ky gjyqtar i cili shquhet vetëm për shërbimin me përkushtim ndaj klanit Pronto, me veprime të tilla, është manifestimi më i mirë i sistemit të kapur të drejtësisë.

Regjimi që po përndjek dhe që po burgos kundërshtarët e marrëveshjeve për themelimin e “Zajednicës” brenda Republikës së Kosovës dhe për Demarkacionin me Malin e zi, po sinkronizohet ngushtë edhe për zgjedhjet lokale të cilat përfunduan të dielën. Ka një tendencë të dëshpëruar të Klanit Pronto dhe Pronto 2 të LDK-së për ta minimizuar fitoren e qytetarëve e të VETËVENDOSJE!-s. 4 aktivistët e Lëvizjes u dënuan padrejtësisht përmes një masakre juridiko-politike të premten, më pak se dy ditë para balotazhit. Tash deputetët tanë po persekutohen vetëm 3 ditë pas balotazhit. Këto përndjekje tregojnë panikun që i ka kapluar këto struktura kapëse të shtetit nga zgjimi qytetar.

Ne kërkojmë që përndjekja ndaj deputetëve dhe aktivistëve tanë të marrë fund. Veprimet e tilla me qëllim frikësimin apo pengimin e aktivitetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jenë përherë të paefektshme. Beteja jonë për ta çliruar sistemin e drejtësisë sikurse lufta për ta ndërtuar një shtet zhvillimor dhe të drejtë e të barabartë për të gjithë, nuk ndalen dot. Ne do të angazhohemi me përkushtimin më të lartë për të ndërtuar institucione të mirëfillta të drejtësisë, para të cilave do të jepet llogari për të gjitha këto veprime.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori