LAJMI I FUNDIT:

Reagon KMLDNJ: Standarde të dyfishta dhe terr informativ nga Gjykata Speciale

Reagon KMLDNJ: Standarde të dyfishta dhe terr informativ nga Gjykata Speciale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj veprimeve të Gjykatës Speciale, për të cilat thotë se janë në kundërshtim të plotë me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Përmes një njoftimi për media, KMDLNJ thekson se transparenca dhe llogaridhënia janë kusht i domosdoshëm për zhvillim të demokracisë, qëndrueshmërisë si dhe funksionim të shtetit të së drejtës.


Ata theksojnë se Gjykata Speciale mund të shpërbëhet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, mirëpo siç thonë nga KMDLNJ kjo nuk lejohet dhe nuk mund të ndodh për faktin se ndërkombëtarët përmes frikësimit, kërcënimit dhe shantazhit e dhunojnë vullnetin e deputetëve.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të KMDLNJ-së:

Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë, së paku deklarativisht kërkon transparencë dhe llogaridhënie, sidomos të sistemit të drejtësisë që jo në pak raste i nënshtrohet linçimit publik, personal dhe familjar nëse vlerësohet se janë jotransparentë apo nuk i nënshtrohen llogaridhënies.

Madje, disa OJQ që kanë mungesë të kompetencës profesionale, materialisht mbijetojnë duke u shndërruar në snajperistë kundër mos respektuesve të transparencës dhe llogaridhënies.

Transparenca dhe llogaridhënia janë kusht i domosdoshëm  për zhvillim të demokracisë, qëndrueshmërinë e saj dhe funksionim të shtetit të së drejtës. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk janë asgjë tjetër përveç se një eufemizëm për Gjykatë Speciale. Se kjo Gjykatë Speciale është aktualisht pjesë e sistemit të Drejtësisë të Kosovës është e vërtetë aq sa të thuhet se është pjesë e sistemit të Drejtësisë së Etiopisë. E Kosovës është llogaritur vetëm deri në momentin kur është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Pastaj, me aneks marrëveshje është stër-kequr dhe nuk ka ruajtur asnjë lidhje me sistemin e Drejtësisë kosovare përveç se kërkon nënshtrim absolut përmes përkrahjes së çdo kërkese, pavarësisht nëse është në kundërshtim me sistemin e Drejtësisë në Kosovë apo vullnetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ashtu siç e kanë votuar Ligjin për Gjykatën Speciale,  deputetët e Kuvendit mund ta amandamentojnë këtë Ligj apo edhe ta shpërbëjnë këtë Gjykatë. Mirëpo, kjo nuk lejohet dhe nuk mund të ndodhë për faktin se ndërkombëtarët, përmes frikësimit, kërcënimit dhe shantazhit e dhunojnë vullnetin e deputetëve sikur që përmes aneks marrëveshjeve në mënyrë automatike, ia vazhdojnë mandatin vetes deri në çastin kur e informojnë BE -në e jo “themeluesin”, Kosovën se e kanë përmbyllur aktivitetin. Gjykata Speciale vepron në kundërshtim të plotë me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara për faktin se ndanë drejtësi selektive dhe nuk përmbush kërkesat për drejtësi për të gjitha viktimat sikur që nuk siguron përgjegjësi për të  gjithë ata që mund të kenë kryer krime.

Deklarata e fundit nga Gjykata Speciale se, edhe nëse janë konfirmuar aktakuzat për qytetarët e Kosovës, kjo Gjykatë nuk e ka detyrim të bëjë publike e që në mënyrë flagrante dhunon plotësisht parimin e transparencës dhe llogaridhënies që muaj më parë po kjo Gjykatë bëri publik propozim-aktakuzën kundër presidentit Thaçi dhe ish- kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli e që nuk ka asnjë arsyeshmëri juridike përveç qëllimit për denigrim të personalitetit përmes linçimit publik duke keqpërdorur një propozim-aktakuzë të pakonfirmuar.

A është normale të ruhet konfidencialiteti i një aktakuze të konfirmuar kurse të bëhet publike një propozim-aktakuzë e pakonfirmuar përveç se nuk ka qenë qëllimi politik dhe ndikimi në procese politike?! Gjykata Speciale me këtë vendim në mënyrë flagrante,  duke përdorur standarde të dyfishta, i ka shkelur të drejtat e njeriut të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, aq më parë që nuk ka pasur fare konfirmim nga gjykatësi i Gjykatës paraprake. Të vetmen të ‘drejtë’ që kjo Gjykatë ia njeh Kosovës është se institucionet kosovare detyrohen të mbulojnë të gjitha shpenzimet për të akuzuarit, familjet e tyre, avokatët sikur edhe t’i kompensojnë, në rast të pafajësisë e që është krejtësisht e padrejtë për faktin se qytetarët e Kosovës arrestohen, paraburgosen dhe vuajnë dënimin larg familjeve dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale të Kosovës dhe Rregullave Evropiane të Burgjeve. Kjo Gjykatë i trajton sikur edhe shteti i Holandës në mënyrë të padinjitetshme avokatët mbrojtës duke iu vështirësuar pajisjen me viza afatgjate dhe në këtë mënyrë ndikon në përgatitjen e mbrojtjes cilësore dhe efektive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori