LAJMI I FUNDIT:

Reagon Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit thotë se prania e SHBA-së në rajon duhet të marrë fund

Reagon Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit thotë se prania e SHBA-së në rajon duhet të marrë fund

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka quajtur sulmin me raketa të vendit të tij ndaj objektivave amerikane në Irak një “shuplakë në fytyrë” për Shtetet e Bashkuara dhe tha që trupat e Uashingtonit duhet të largohen nga rajoni.

Deklaratat e Khamenei të mërkurën erdhën disa orë pasi raketat qëlluan bazën Ain al-Asad në provincën Anbar dhe një strukturë në Erbil, mes përshkallëzimit të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit pas vrasjes nga SHBA të komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani në Irak javën e kaluar, përcjell Telegrafi.


Sipas AlJazeera, ushtria Irakiene tha në një deklaratë në internet se 22 raketa u hodhën në të dy vendet ndërmjet 1:45 e mëngjesit në 02:15 të mërkurën.

Udhëheqësi suprem kishte premtuar reagim të ashpër kundër sulmit ajror amerikan që vrau Soleimani si dhe Abu Mahdi al-Muhandis, zv/komandantin e Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF, ose Hashd al-Shaabi), një organizatë e mbështetur nga Irani.

Sulmi ndaj bazave amerikane në Irak, vjen edhe reagimi i presidentit Trump
Lexo po ashtu Sulmi ndaj bazave amerikane në Irak, vjen edhe reagimi i presidentit Trump

“Mbrëmë ne ua dhamë shuplakat në fytyrë”, citohet të ketë thënë Khamenei në fjalimin e tij në kryeqytetin, Teheranin, duke shtuar se hakmarrja ushtarake nuk ishte e mjaftueshme.

“Ajo që është e rëndësishme është që prania e SHBA-së në këtë rajon duhet të marrë fund”.

Khamenei po i drejtohej një turme të madhe, shumë prej të cilëve po mbanin fotografi të Soleimani, i cili drejtonte Forcën Quds të Iranit, krahun e jashtëm të Korpusit elitar të Gardës Revolucionare.

Soleimani u varros në “seksionin e dëshmorëve” të një varreze në qytetin e tij të lindjes, në Kerman, pas tre ditësh procesionesh funeralesh që panë arkivolin e tij që po udhëtonte në qytete të ndryshme nëpër të gjithë vendin dhe turma të mëdha duke e nderuar atë. /Telegrafi/