LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj bazave amerikane në Irak, vjen edhe reagimi i presidentit Trump

Sulmi ndaj bazave amerikane në Irak, vjen edhe reagimi i presidentit Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur që deklaratën e tij rreth sulmit të bazave amerikane në Irak nga Irani, ta bëjë përmes një postimi në Twitter.

Kjo erdhi edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar për një adresim të tij për popullin amerikan përmes televizionit, gjë që nuk ndodhi.


“Gjithçka është në rregull! Raketat u lëshuan nga Irani në dy baza ushtarake të vendosura në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve që po ndodh tani… Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur mirë kudo në botë, deri tani! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”, ka shkruar Trump.

Reagimi i presidentit amerikan erdhi pas raportimeve se një numër i raketave qëlluan bazat ushtarake amerikane në Irak.

Sulmi ndaj bazave amerikane në Irak, publikohen pamjet e para - tregohet edhe lloji i raketave
Lexo po ashtu Sulmi ndaj bazave amerikane në Irak, publikohen pamjet e para - tregohet edhe lloji i raketave

Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Pentagoni që ka thënë se Irani ka lansuar raketa në drejtim të forcave ushtarake dhe të koalicionit amerikan në Irak.

Pentagoni ka thënë që Irani ka lëshuar më shumë se një duzinë raketash.

Ndërkohë, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Irani sulmon dy baza ushtarake amerikane në Irak
Lexo po ashtu Irani sulmon dy baza ushtarake amerikane në Irak

Kujtojmë se rritja e shqetësimit për përshkallëzim të situatës në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.

Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dronë amerikanë derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Si përgjigje, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.

Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori