LAJMI I FUNDIT:

Reagon Haxhiu: Delegacioni i paligjshëm përveç që nuk i kërkoi njohjen Serbisë, hoqën dorë nga Kosova

Reagon Haxhiu: Delegacioni i paligjshëm përveç që nuk i kërkoi njohjen Serbisë, hoqën dorë nga Kosova

Më 4 shtator (e premte) Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshje për normalizim ekonomik, ku njëra ndër pikat e saj ishte edhe ndërtimi i autostradës mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se kur Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në bashkëpunim me grupet parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i patën dorëzuar  Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mocionin për Interpelancë ndaj ish-ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka për shkarkimin e tij ndaj deklaratës së dhënë që në këmbim të njohjes nga Serbia mund të shihet dalja në detin Adriatik si mundësi, delegacioni i Kosovës përveç që nuk i kërkuan njohjen Serbisë, ata hoqën dorë nga Kosova.


Kjo është marrëveshja Kosovë-Serbi, e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Kjo është marrëveshja Kosovë-Serbi, e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë

Ajo tutje pyeti se më këtë marrëveshje të arritur a do të kërkohet shkarkimi i kryeministrit Avdullah Hoti, ministrit të Drejtësisë Selim Selimi, e të tjerëve.

Partitë opozitare dorëzojnë kërkesën për interpelancë për shkarkimin e ministrit Reka
Lexo po ashtu Partitë opozitare dorëzojnë kërkesën për interpelancë për shkarkimin e ministrit Reka

“Interpelanca që ishte kërkuar për shkarkimin e ish Ministrit Reka nga AAK, Nisma e PDK për deklaratën e dhënë që në këmbim të njohjes nga Serbia mund të shihet dalja në detin Adriatik si mundësi. Delegacioni i paligjshëm që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve përveç që nuk i kërkoi njohjen Serbisë, hoqën dorë nga Kosova. Ku janë tash këta që kërkonin shkarkimin e Ministrit Reka? Ku janë fshehur? A do kërkojnë shkarkim të Hotit, Haradinajt, Selimit e të tjerëve? “, ka shkruar Haxhiu, në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori