LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i reagon Borrellit: Kosova është shtet, njohja është akt politik

Haradinaj i reagon Borrellit: Kosova është shtet, njohja është akt politik

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të ri të diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, i cili para Komisionit për Politikë të Jashtme ka thënë se Kosova nuk do ta arrijë shtetësinë nëse Kina, India dhe Rusia nuk e njohin pavarësinë e saj.

Haradinaj ka thënë se janë dashur dy vite sensibilizim ndërkombëtar dhe rezistencë aktive për mospranimin të devijimit të dialogut të Federica Mogherinit, nga ai i normalizimit të marrëdhënieve në atë të korrigjimit të shkëmbimit të kufijve e territorit. Dhe se tani është për keqardhje të dëgjojë deklarata të tilla nga Borrell për cektësinë e njohurive të tij, transmeton Telegrafi.


Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se gjatë dy kohës sa ishte kryeministër i Kosovës, ai ka kërkuar rol aktiv të Amerikës në dialogun me Serbinë.

Shefi i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borrell: Vizita ime e parë do të jetë në Prishtinë
Lexo po ashtu Shefi i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borrell: Vizita ime e parë do të jetë në Prishtinë

“U deshën dy vite sensibilizim ndërkombëtar dhe rezistencë aktive për mospranim të devijimit të dialogut të Mogherinit – nga ai i normalizimit të marrëdhënieve, në atë të korrigjimit e shkëmbimit të kufijve e territorit. Kur kërkova rol aktiv amerikan në dialog në fund të vitit 2017, atëkohë sapo kisha marrë detyrën e Kryeministrit, zonja Mogherini dhe ekipi i saj u alarmuan dhe anuluan konferencën e përbashkët të paraparë për shtyp. Ngjashëm ndodhi në fund të vitit 2018, kur ne asokohe veç kishim ndërmarrë masat parandaluese të nevojshme për të ndaluar avancimin e ndarjes së Kosovës.

Sot, kur dëgjojmë z.Borrell, i nominuar për të zëvendësuar znj.Mogherini, duke deklaruar gjatë seancës dëgjimore para Komisionit për Politikë të Jashtme, se Kosova asnjëherë nuk do jetë shtet përderisa nuk njihet nga Kina, Rusia, e India, ndjej keqardhje për cektësinë e njohurive të tij për rajonin tonë, ndërsa pretendon të udhëheqë politikën e jashtme të BE-së”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ish-kryeministri ka thënë se Kosova pret seriozitet dhe respekt të ndërsjellë nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian, sidomos tani që udhëhiqet nga Gjermania.

“Ia kujtojmë z.Borrell parimin themelor – se njohja sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk e bën apo zhbën qenësinë e shtetit. Njohja është akt politik, dhe nuk e përcakton funksionalitetin juridik e politik të shtetit.

Kosova është me fat që e ka bekimin e shumicës kritike të shteteve demokratike perëndimore, që vazhdojnë të na përkrahin në secilën fushë. Deklaratat e tilla, sidomos para konfirmimit të pozitave me ndikim në institucionet evropiane, provojnë qartë nivelin e ultë të kredibilitetit dhe njohjes sipërfaqësore të rrethanave në Ballkan nga z.Borrell.

Kosova pret seriozitet dhe respekt të ndërsjellë nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian, sidomos tani që udhëhiqet nga Gjermania. Besojmë fuqishëm se degradimet, shkarjet, dhe ofendimet e tilla, nuk do të lejohen më nga institucionet e BE-së.

Kosova që nga viti 2017, nuk pranon trajtime nën nivelin e shtetësisë dhe sovranitetit të plotë të saj”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, Kandidati për Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell deklaroi sot se udhëtimi i tij i parë në këtë rol do të jetë në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori