LAJMI I FUNDIT:

Shefi i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borrell: Vizita ime e parë do të jetë në Prishtinë

Shefi i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borrell: Vizita ime e parë do të jetë në Prishtinë

Kandidati për Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell deklaroi sot se udhëtimi i tij i parë në këtë rol do të jetë në Prishtinë.

Siç shkruan europeanwesternbalkans, përcjell Telegrafi, gjatë seancës dëgjimore përpara Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), Borrell deklaroi se kjo status-quo është e paqëndrueshme dhe se BE do të marrë dialogun Beograd-Prishtinë me një konsideratë më të lartë se më parë.


Ai gjithashtu theksoi se Kosova duhet të heqë tarifat, dhe se Serbia duhet të përfshihet në dialog më sinqerisht.

“Ne kemi dallime rreth njohjes, por jemi të bashkuar në angazhim”, citohet të ketë thënë Borrell.

Ndërsa i pyetur se sa do të jetë i besueshëm roli i tij, marrë parasysh se përfaqëson Spanjën – një shtet që nuk e ka njohur Kosovën – Borrell tha se njohja është përgjegjësi e secilit shtet anëtar të BE-së dhe se Spanja nuk është problem në këtë drejtim.

“Nëse Kina, India dhe Rusia nuk e njohin Kosovën, Kosova nuk do ta arrijë shtetësinë e saj. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë për të vazhduar bisedimet”, ka thënë Borrell, shkruan b92, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, mediat kanë raportuar ditë më parë se Josep Borrell do t’i përgjigjej një seri pyetjesh nga eurodeputetët të hënën përpara Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili do të diskutojë mbi gatishmërinë e tij për të marrë një nga funksionet më të rëndësishme të BE-së.

Në këtë drejtim ishte paralajmëruar edhe se deputetët do të kërkojnë nga Borrell të deklarohet edhe lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç ishte thënë më tutje, me zgjedhjen e Josep Borrell si ministër i Jashtëm i BE-së, procesi i negociatave dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të merrte për herë të parë një ndërmjetës të ardhur nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Megjithëse është me origjinë nga Katalonia, Josep Borrell njihet si kundërshtari më i zëshëm i ndarjes së këtij rajoni nga Spanja.

Përndryshe, ai duhet të marrë përsipër nga 1 nëntori detyrën e shefit të diplomacisë evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori