LAJMI I FUNDIT:

Reagon edhe Presidenca: Kosova nuk mund të garantojë lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë

Reagon edhe Presidenca: Kosova nuk mund të garantojë lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë

Presidenca e Kosovës është deklaruar sot rreth kërkesës së Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët një ditë më parë kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të ofrojnë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë duke u gjykuar dhe po mbahen në paraburgim në Hagë.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në një deklaratë për Telegrafin tha se çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara.

Qeveria e Kosovës nuk mund të garantojë lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës nuk mund të garantojë lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë

“Çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos qartë i referohet shtetit të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. E njëjta është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Kupina.

Ndryshe, edhe Qeveria e Kosovës ka reaguar sot lidhur me këtë çështje.

Në deklaratën e Qeverisë dhënë për Telegrafin thuhet se Qeveria e Kosovës nuk mund të shërbejë si garantuese e lirimit të tyre, pasi Gjykata Speciale ligjërisht është e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori