LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës nuk mund të garantojë lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë

Qeveria e Kosovës nuk mund të garantojë lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një ditë më parë ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ofrojnë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë duke u gjykuar dhe po mbahen në paraburgim në Hagë. Mirëpo, nga Qeveria e Kosovës thonë se nuk mund të shërbejnë si garantuese e lirimit të tyre, pasi Gjykata Speciale ligjërisht është e Kosovës.   

Pamundësinë e garantimit të Qeverisë për lirimin me kusht të akuzuarve nga Specialja e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.


Sipas tij, bazuar nga dispozitat ligjore garancia nuk kërkohet nga shteti amë nga i cili vjen i akuzuari.

A duhet Kosova të kërkojë garanci te shteti i tretë për lirim të ish-krerëve të UÇK-së?
Lexo po ashtu A duhet Kosova të kërkojë garanci te shteti i tretë për lirim të ish-krerëve të UÇK-së?

“Gjyqtari Kai Ambos, në opinionin e tij të ndarë nga vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim me kusht, eksploron mundësinë që në të ardhmen ‘shtete të treta’ të mund të shërbejnë si garantues të mundshëm për ndonjë të akuzuar. Por, Kosova nuk është ‘shtet i tretë’, sepse Gjykata është ligjërisht e Kosovës. Bazuar në dispozitat ligjore, garancia nuk kërkohet as nga shteti amë (Kosova) e as nga kryeministri i shtetit amë [Qeveria e Republikës së Kosovës], nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion. Pra, Kosova nuk mund të shërbejë si garantues, ashtu siç po raportohet”, ka thënë ai.

Haxhiu: Deri tash s’kemi pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit e Speciales
Lexo po ashtu Haxhiu: Deri tash s’kemi pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit e Speciales

E, sa i përket krahasimeve të Gjykatës Speciale me gjykata ndërkombëtare, sikurse me Tribunali i  Hagës, Kryeziu thotë se këto krahasime janë të paqëndrueshme.

“Krahasimet e Gjykatës Speciale me gjykata ndërkombëtare, sikurse me Tribunalin e Hagës janë të paqëndrueshme, si në raport me vetë gjykatat – njëra vendore e tjetra ndërkombëtare – ashtu edhe në raport me personat/institucionet që kanë pasur mundësi të ofrojnë garanci”, tha ndër të tjera Kryeziu.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka thënë se deri tani nuk kanë pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit, as nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara e as nga vet Gjykata Speciale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori