LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Deri tash s’kemi pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit e Speciales

Haxhiu: Deri tash s’kemi pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit e Speciales

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tani nuk kanë pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit, as nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara e as nga vet Gjykata Speciale.

Haxhiu ka deklaruar se përgjegjës për këtë Gjykatë i bën ata që i ka votuar.


“Tash unë kam parë debatin që është zhvilluar dhe padyshim që ne si qeveri e Kosovës do ta diskutojmë me kryeministrin apo të tjerët dhe deri tani nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga mbrojtja e personave që akuzohen dhe po ashtu e dini qëndrimin që kemi pasur ne si opozitë  në raport me Gjykatën Speciale kundrejt një padrejtësi të madhe që iu është bërë Kosovës. Nuk është çështje juridike dhe nuk është juridikisht e rregulluar”, deklaroi ajo.

Haxhiu tutje ka shtuar se deri tash kanë gjashtë raste në arbitrazh.

“Këtu është sfida më e madhe për shkak që kompanitë që na kanë paditur kërkojnë miliona euro”, ka theksuar Haxhiu gjatë një diskutimi që ka organizuar Lëvizja FOL.

Më herët ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte thënë se do të bëjnë publike se sa para do të marrin nga buxheti i shtetit të akuzuarit që po qëndrojnë në Hagë.

“Me vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj ne kemi qenë në pamundësi që të bëjmë publike veç e veç për personat se sa buxhet kanë marr për mbrojtjen e tyre. Prandaj në këtë drejtim, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit tash është marr vendimi nga kryeministri Kurti për të lejuar qasje në shpenzimet veç e veç ndaj këtyre personave”, kishte deklaruar Haxhiu.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori