Federico Chiesa i ka falënderuar të gjithë për mesazhet mbështetëse dhe i ka siguruar tifozët se do të kthehet në fushë sa më shpejt që është e mundur.

24-vjeçari nuk do të luajë deri në fund të sezonit si pasojë e lëndimit të ligamentit kryqëzues të përparmë (ACL) që e pësoi në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Romës,


Anësori italian iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore mëngjesin e të hënës në J Medical dhe Bianconerët konfirmuan se do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në ditët në vijim.

Bashkëlojtarët, kolegët dhe tifozët kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke i ofruar mbështetje dhe duke i uruar shërim të shpejtë futbollistit.

“Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet mbështetëse. Shihemi së shpejti në fushë”, është reagimi i Chiesas në rrjetet sociale.

Lëndimi i tij nënkupton se do të mungojë edhe në ndeshjet e barazhit kundër Maqedonisë së Veriut në muajin mars. /Telegrafi/

telegrafi sport app