Intervista e Kryeministrit shqiptar tek emisioni i gazetarit të njohur grek, Aleksis Papahelas në televizionin “Skai”, është ndjekur nga më shumë se 130 mijë shikues duke tejkaluar shifrën mesatare të shikueshmërise së kanalit, ndërsa klikimet në faqen elektronike të tij janë më shumë se 500 mijë.
Reagimet e para për intervistën vijnë nga Demokracia e Re. Partia opozitare në vend, konkretisht, Giorgos Koymoutsakos, përgjegjës për politikën e jashtme, ai ka kërkuar thirrjen e menjëhershme të Këshillit për Politikën e Jashtme, ndërsa zv.kryetari i konservatorëve, Adonis Gjeorgjiadhis ka komentuar se “Rama me mirësi në dukje ka ngritur çështje shumë serioze dhe të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”.
Nga ana e shtypit grek, në kontrast me komentet negative gjatë javëve të fundit, vihet re kësaj here një përmbajtje në mënyrën e pasqyrimit dhe shumica e mediave veçojnë faktin që Rama garanton në radhë të parë se Shqipëria nuk po ndjek një politikë të ndryshimit të kufijve.
Kathimerini thekson se Rama hedh poshtë zërat se po bën një politikë irredeniste. Gazeta Ethnos, që disa ditë më parë shigjetonte buldozerët e Ramës në Himarë, zgjedh dhe thekson edhe ajo pohimin e tij se Qeveria shqiptare nuk ka strategji për ndryshimin e kufijve, apo për një Shqipëri të Madhe.
Pa asnjë koment gazeta “To Vima” publikon të plotë intervistën duke zgjedhur titullin:”Ideja e Shqipërisë Natyrale, rrjedh nga disa që kanë frikë”.
Edhe pro konservatorja “Eleftheros Typos”, që në artikullin e fundit të saj shprehte shqetësimet për deklaratat e Erdoganit për kufijtë dhe Edi Ramën e cilësonte si satelit të tij, nuk ka asnjë koment, por mjaftohet me titullin e artikullit “Janë marrëzi ato që thuhen për Shqipërinë e Madhe. Nuk kemi ambicie kundër Greqisë”.
Nuk mungojnë edhe ironitë në faqet e portalit të gazetës “Protothema”, që zgjedh si titull- “Nuk kemi synime irredentise ,por le të shkojmë një shëtitje në Çamëri”, ndërsa thekson se Rama pas Çamërisë, hapi edhe çështjen e Jonit.
Me pozitiv është titulli që zgjedh agjencia shtetërore e lajmeve për të ardhmen dhe bashkëpunimin, ndërsa në qarqet gazetareske që nuk janë dakort me shumicën e atyre që tha kreu i ekzekutivit shqiptar, mbizotëron opinioni se ai përdori një gjuhë të kulturuar dhe mënyrë diplomatike për të ngritur çështje të rëndësishme dypalëshe që vite më parë ishin tabu./tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën